Kontraktorë të KEK-ut dëmtojnë linjën furnizuese të ujit, të puset e Objektit Prodhues” KRONI” në Fushë Kosovë
"KRU" Prishtina njofton konsumatorë, e zona që furnizohet me ujë të pijshëm nga objekti prodhues KRONI/KUZMIN në Fushë Kosovë se para pak çastesh, kontraktorë të KEK-ut përgjatë punimeve në rrjetin e tyre, dëmtuan linjën furnizuese me ujë në afërsi të puseve të objektit prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë.

Lajme
Rreth 25 % e konsumatorëve të komunës së Fushë Kosovë, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, do të kenë reduktime të paplanifikuara të ujit , për shkak të sasive të limituara të ujit nga puset, deri në sanimin e defektit, i cili mund të ndodhë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme e më së largu deri nesër paradite.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes.
Rastet e tilla janë të shpeshta kur, linjat furnizuese të ujit dëmtohen nga pakujdesitë e palëve të tjera.
Apelojmë për kujdes të shtuar!
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonës në fjalë! /Lajmi.net/