Kontrabandë me telefona në Prishtinë, Inspektorati sekuestron 366 produkte

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një aksion  në dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë. Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 35 telefona…

Lajme

14/11/2024 13:04

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një aksion  në dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 35 telefona të mençur, 2 orë të mençura, 321 mbushës për telefona dhe 8 kabllo për telefona.

Aksioni u krye mbi bazën e dyshimeve për kontrabandë, shmangie të tatimeve dhe tarifave të detyrueshme doganore.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror mbetet e përkushtuar në luftën kundër informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare dhe mbrojtjen e konsumatorit. Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të siguruar një treg të drejtë dhe të mbrojtur për të gjithë” thuhet në njoftim./Lajmi.net/