Kontrabandë me migrantë në Partesh, gjenden katër pakistanezë në një veturë – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimi me migrantë që ka ndodhur në Partesh. Sipas autoriteteve bëhet e ditur se gjatë kontrollit në një automjet, policia ka gjetur katër persona me shtetësi pakistaneze, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor. ‘‘KONTRABANDIM ME MIGRANT Partesh 12.06.2026-01:20. Njësia policore ka ndaluar një automjet të…

Lajme

13/06/2026 10:18

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimi me migrantë që ka ndodhur në Partesh.

Sipas autoriteteve bëhet e ditur se gjatë kontrollit në një automjet, policia ka gjetur katër persona me shtetësi pakistaneze, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.

‘‘KONTRABANDIM ME MIGRANT Partesh 12.06.2026-01:20. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi. Të njëjti janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e Policisë.