Kontrabandë me mallra në Pejë, sekuestrohen pajisje teknologjike në vlerë rreth 30 mijë euro
Policia e Kosovës në Pejë, bashkë me inspektorët e ATK-së dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kontrolluar objektin dhe veturën e një të dyshuari për kontrabandë me mallra në Pejë. Aty kanë gjetur një Samsung, një IPAD të padeklaruara që dyshohet se janë të kontrabanduara, si dhe 160 koka mbushëse të kërkimit…
Lajme
Policia e Kosovës në Pejë, bashkë me inspektorët e ATK-së dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kontrolluar objektin dhe veturën e një të dyshuari për kontrabandë me mallra në Pejë.
Aty kanë gjetur një Samsung, një IPAD të padeklaruara që dyshohet se janë të kontrabanduara, si dhe 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë Apple 20, 13 telefona Smart të tipit Iphone modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme dhe 2 Apple Watch.
Mallrat janë sekuestruar nga Dogana dhe vlerësohen rreth 30 mijë euro.
I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa lënda e tij do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Pejë / 09.06.2026 – 10:00. Njësitë relevante të policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë bërë kontroll në objektin e të dyshuarit mashkull kosovar dhe veturën e tij, ku kanë gjetur mallra Samsung, 1 IPAD të pa deklaruara dhe të dyshimta të kontrabanduara si 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë APPLE 20, 13 telefona Smart të tipit IPHONE modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme të tipit dhe 2 Apple Watch. Mallrat e cekura janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës dhe sipas vlerësimit mallrat e sekuestruara vlerësohen rreth tridhjetëmijë (30.000) euro. I dyshuari pas intervistimit me udhëzime të prokurorit është liruar, lënda ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/