Kontingjenti KFOR 8 niset drejt Kosovës, Forcat Tokësore të Shqipërisë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon
Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, në Kosovë. Forcat Tokësore të Shqipërisë bënë të ditur se efektivët shqiptarë nisin misionin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. “Kontribut për…
Lajme
Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, në Kosovë.
Forcat Tokësore të Shqipërisë bënë të ditur se efektivët shqiptarë nisin misionin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Kontribut për paqen, krenari për Shqipërinë.![]()
Poshnjë – Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të mesazhit, Forcat Tokësore u uruan suksese pjesëtarëve të kontingjentit në misionin e tyre në Kosovë dhe një kthim të sigurt në atdhe.