Kontingjenti i katërt moldav niset për në Kosovë
Edhe një kontingjent ushtarësh moldavë është nisur sot për në Kosovë.

Lajme
Ata do të marrin pjesë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, përkrah me ushtrinë amerikane, italiane dhe austriake, shkruan Radiochisinau, përcjellë Klan Kosova.
41 ushtarë moldavë do të qëndrojnë në Kosovë për gjysmë viti. Ata do të jenë pjesë e patrullave të përbashkëta të misionit në shërbime të vrojtimit nëpër pozicionet e Grupit multinacional të forcave perëndimore.
Në të njëjtën kohë, këmbësoria do të ruajë objektet e rëndësisë së veçantë, por që gjithashtu për kërkime dhe pastrim e tokës nga objekte eksplozive.
Moldavia kishte dërguar kontingjentin e parë paqeruajtës në Kosovë më 8 mars të vitit 2014.
Operacioni i KFOR është i kryesuar nga NATO nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.