Kontigjenti i FSK-së e përfundon me sukses ushtrimin ndërkombëtar, ‘Winter EX 2025’
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë njoftuar se kanë përfunduar me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ushtrimi u realizua në kushte të vështira dimërore, teksa u tha se kontingjenti i FSK-së ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë njoftuar se kanë përfunduar me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ushtrimi u realizua në kushte të vështira dimërore, teksa u tha se kontingjenti i FSK-së ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve.
“Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së( KOMFT), Gjeneral brigade Hysen Dreshaj, dhe Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, Nënkolonel Jaser Mulla, vizituan kontingjentin e FSK-së, ata u njohën nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe operacioneve të realizuara.
Me këtë rast, Gjeneral Dreshaj përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përfaqësimin e FSK-së dhe shtetit të Kosovës në këtë ushtrim prestigjioz.