Konsumimi i madh i lëngjeve sjell rrezik për shëndetin e fëmijëve

Sigurisht, keni dëgjuar shumë herë se lëngjet e perimeve apo lëngjet nga frutat janë shumë të mira për shëndetin e fëmijëve, mirëpo përdorimi në masë të madhe i tyre sjellë edhe efekte negative.

Lifestyle

22/03/2014 12:45

Padyshim që konsumimi i lëngjeve të ndryshme, sidomos konsumimi i lëngjeve nga frutat është shumë i mirë për shëndetin e fëmijëve, pasi ka kalori dhe sheqer të nevojshëm për trupin e tyre.

Sidoqoftë, ju nuk duhet të lejoni që fëmijët tuaj të pinë lëngje të tilla në sasi të mëdha, pasi ata kanë edhe efekte negative, duke mos i lënë që ata të konsumojnë edhe lëngje tjera si ujin.

Uji është lëng i cili ka veti të veta dhe është i nevojshëm për trupin e njeriut e sidomos të fëmijëve, andaj ata nuk duhet të pinë shumë lëngje të ndryshme nga frutat apo perimet, pasi ato reduktojnë konsumimin e ujit.