Konsumimi i dy frutave në ditë ulë rrezikun nga depresioni

Të konsumosh të paktën dy copa fruta në ditë mund të ndikojë që mos të prekeni nga depresioni, thotë një studim.

Lifestyle

23/12/2014 10:14

“Ne kemi gjetur se gratë të cilat kishin ngrënë të paktën dy fruta në ditë ishin më pak të ngjara për të vuajtur nga depresioni se sa gratë të cilat hanin shumë më pak fruta”, tha profesoresha Gita Mishra nga Universiteti i Queensland.

Sidoqoftë, ajo tha se hulumtuesit nuk kishin gjetur një lidhje të veçantë në mes të konsumimit të perimeve dhe depresionit, transmeton Lajmi.net.

“Më shumë hulumtim është i nevojshëm mbi efektet e ndryshme të frutave dhe perimeve, por kjo mund të jetë për shkak që frutat kanë nivele të larta të komponimeve anti-inflamatore dhe anti-oksidante, të tilla si resveratrol, i cili nuk është gjetur tek perimet”, tha Mishra.

Hulumtuesit kishin anketuar 6,000 pjesëmarrës në studimin australian mbi shëndetin e grave dhe ishte gjetur se frutat kishin pasur një ndikim të madh në uljen e rrezikut nga prekja e depresionit.