Konsullata e Kosovës në Stamboll paralajmëron qytetarët për rrezik nga përmbytjet, bën thirrje për kujdes
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që jetojnë apo ndodhen në këtë qytet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet. Përmes një njoftimi, konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji,…
Lajme
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që jetojnë apo ndodhen në këtë qytet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet.
Përmes një njoftimi, konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.
Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen për zhvillimet e fundit përmes burimeve zyrtare.
Konsullata ka theksuar rëndësinë e kujdesit gjatë lëvizjes në qytet, në mënyrë që të shmangen rreziqet që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.
Për raste emergjente, qytetarët mund ta kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll në numrin: +90 531 105 63 91. /Lajmi.net/