Konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën në ora 11:00

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën për konstituimin e tij të shtunën, më 30 gusht 2025, duke filluar nga ora 11:00. Në këtë vazhdim të seancës pritet të bëhet edhe një përpjekje tjetër për votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi kandidatura e Nenad Rashiq nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme…

Lajme

28/08/2025 15:05

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën për konstituimin e tij të shtunën, më 30 gusht 2025, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë vazhdim të seancës pritet të bëhet edhe një përpjekje tjetër për votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi kandidatura e Nenad Rashiq nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në raundin e kaluar, raporton lajmi.net

Përzgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb mbetet një nga pikat kyçe për përmbylljen e plotë të konstituimit të legjislaturës së re./Lajmi.net/