Konsitutimi i kuvendit, Haxhiu: Situata mbetet e njëjtë nëse nuk ndryshon qëndrimi nga opozita

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidate për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës. Ajo para mediave theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani. “Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund…

Lajme

13/07/2025 10:43

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidate për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.

Ajo para mediave theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën mund ta kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu.