Konkurroni për 24 hektarë tokë në Shtërpce e për 17 hektarë në Prizren

Mbi 17 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjenden në Komunën e Prizrenit janë ofruar për privatizim, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit i fton të gjithë të interesuarit që të konkurrojnë me ofertat e tyre për t’u bërë pronar i këtyre tokave përmes një procesi të sigurtë dhe me transparencë të lartë. Tokat gjenden në Trepetincë të Komunës së Prizrenit dhe janë të ndarë në katër tenderë të veçantë me sipërfaqe të ndryshme secili tender. Por nuk janë vetëm këto prona që janë aktualisht për privatizim në këtë komunë përmes Shitjes së Aseteve nr.45.

Lajme

20/03/2019 10:21

Sipërfaqe akoma më e madhe e tokës mund të blehet në Shtërpce, në Sevce, ku mbi 20 hektarë tokë janë për privatizim përmes pesë tenderëve ndaras.

Në Atmaxhë të Prizrenit mund të blihen rreth 6.5 hektarë tokë bujqësore. Përveç kësaj, ka tokë për privatizim edhe në Tuzus, pastaj mbi 2 hektarë janë në Nashec, kurse mund të bëheni pronar i rreth 2 hektarë e gjysmë toke kullosë në Lubizhdë të Prizrenit.

Agjencia ju fton të konkurroni edhe në Komunën e Rahovecit për t’u bërë pronar i rreth 8 hektarë e gjysmë tokë. Sipërfaqja e tokës është e ndarë në dy tenderë dhe gjendet në Vrajak të Rahovecit. Në Drenoc të Rahovecit mund të privatizoni mbi 4 hektarë tokë bujqësore e përshtatshme për aktivitete bujqësore. Tokat janë të ndarë në katër tender të veçantë dhe mund të konkurroni për të gjitha apo për ndonjërën nga to. Kurse edhe në Krushë të Madhe ka në shitje tokë bujqësore mbi 4.2 hektarë që mundëson zhvillimin e bujqësisë. Në këtë valë të privatizimit ofrohet për blerje edhe rreth 6 hektarë tokë në Sallagrazhdë të Suharekës, 1.3 hektarë tokë bujqësore me kulturë kullosë në Komunën e Mamushës, kurse për privatizim është edhe një lokal me sipërfaqe 273 metra katrorë që gjendet në Prevallë, që është i përshtatshme për zhvillimin e biznesit dhe aktualisht shfrytëzohet për hotelieri.

Të gjitha këto prona janë asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe biznesit.

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 45 që është i shpallur nga Agjencia e Privatizimit. Ofertat duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 3 prill të këtij viti. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media. Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.