Konkurrentja nga Ukraina këndon shqip në mes të Greqisë, mahnit jurinë e The Voice

Ndodh që shqiptarët të këndojnë në gjuhën e tyre edhe në kompeticione botërore të muzikës.

Fun

29/10/2019 23:20

Nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur. Mirëpo, të këndojë një vajzë nga Ukraina këngën “Lule lule”, këtë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë.

Angelina Statyeva ka zgjedhur të këndojë shqip në audicionet e fshehta të The Voice në Greqi. Ajo ka impresionuar të gjithë anëtarët e jurisë, të cilët janë kthyer të katërt për zërin e veçantë të konkurrentes. Edhe pse Angelina ka pasur probleme me shqiptimin e fjalëve, ajo ka arritur ta sjellë në një mënyrë vërtet të bukur këtë këngë të njohur të muzikës shqiptare.

YouTube player