Konkurrenca do të thellojë bashkëpunim me Oden Ekonomike

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) Valon Prestreshi, sot është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqin, më të cilin ka biseduar për thellim të bashkëpunimit.

Lajme

30/07/2018 14:53

“U dakorduam që t’i bashkërendojmë aktivitetet tona të përbashkëta në funksion të avokimit të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës në të gjitha sektorët e tregut. Për realizimin e këtij aktiviteti u dakorduam që ta nënshkruajmë një MOU, akt i cili do të jetë udhërrëfyes për të dy institucioneve e vendit”, tha Prestreshi. /Lajmi.net/