Konjufca: VV ka bërë kompromisin e vet, po e prezantojmë një Qeveri kur kryeministër nuk është Albin Kurti

Glauk Konjufca, i prezantuar si mandatar i ri për kryeministër nga Albin Kurti, ka folur para mediave rreth procesit të formimit të qeverisë së re dhe rolin e kompromisit politik. Ai tha se VV e ka bër kompromisin e saj, pasi po prezanton një Qeveri kur Albin Kurti nuk është kryeministër dhe se tashmë radhën…

Lajme

04/11/2025 13:01

Glauk Konjufca, i prezantuar si mandatar i ri për kryeministër nga Albin Kurti, ka folur para mediave rreth procesit të formimit të qeverisë së re dhe rolin e kompromisit politik.

Ai tha se VV e ka bër kompromisin e saj, pasi po prezanton një Qeveri kur Albin Kurti nuk është kryeministër dhe se tashmë radhën e ka opozita të jap kompromisin e vet, raporton lajmi.net

“Unë e di që në çdo shtet serioz dhe të konsoliduar, pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve të vendit. VV-ja po e bën kompromisin e vet; më shumë se kaq nuk ka mundësi sepse ne po e pranztojmë një qeveri në të cilën kryeministër nuk është Albin Kurti, dhe ky mendoj që është një kompromis shumë i madh për LVV-në. Ama tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet,” tha Konjufca./Lajmi.net/