Konjufca uron festën e Fitër Bajramit: Mësimet e sakrificës gjatë Ramazanit, kulmojnë sot me sprovën e kaluar suksesshëm

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit. Glauk Konjufca tha se mësimet e sakrificës përgjatë Ramazanit, kulmojnë sot e që sipas tij, vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm. “Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale,…

Lajme

29/03/2025 22:40

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit.

Glauk Konjufca tha se mësimet e sakrificës përgjatë Ramazanit, kulmojnë sot e që sipas tij, vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm.

“Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë e të atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, që kulmojnë sot në këtë ditë festive e që vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm, skalisin shpirtin dhe fuqizojnë virtytin, e me to ecim më të fortë përpara në shoqërinë tonë, ku zë vend gjithnjë e më shumë solidariteti dhe përkujdesja gjithnjë e më e shtuar ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për të”, shkroi Konjufca.

Kujtojmë se namazi i Fitër Bajramit falet nesër në ora 06:59.