Konjufca takon zyrtarin gjerman, diskutojnë perspektivën evropiane të Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Christian Wiermer, sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, perspektiva…
Lajme
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Christian Wiermer, sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe çështjet që lidhen me diasporën kosovare në këtë land.
Nordrhein-Westfaleni është një nga zonat në Gjermani me komunitetin më të madh të bashkatdhetarëve nga Kosova, ndërsa gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e diasporës si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Në takim është diskutuar edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.