Konjufca takohet me Hoxhën në Uashington, diskutohen zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimi Shqipëri–Kosovë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njoftoi se në takim u diskutua për zhvillimet e…
Lajme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njoftoi se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, çështjet me interes të përbashkët, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit zyrtar, bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke shqyrtuar mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë shqiptare./lajmi.net/