Konjufca: S’na takon vetëm ne ta konstituojmë Kuvendin- aktgjykimi i Kushtetueses nuk thotë se bëm shkelje me propozimin për votim të fshehtë

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar para mediave në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, meqë rast tha se aktgjykimi i Kushtetuese. Konjufca tha se duhet t’ia japim kontekstin e duhur kësaj çfarë thotë sot e të nisemi nga të gjitha veprimet që kanë ndërmarrë Vetëvendosje, ashtu që Kuvendi të konstituohet sipas procedurave…

Lajme

27/06/2025 10:36

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar para mediave në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, meqë rast tha se aktgjykimi i Kushtetuese.

Konjufca tha se duhet t’ia japim kontekstin e duhur kësaj çfarë thotë sot e të nisemi nga të gjitha veprimet që kanë ndërmarrë Vetëvendosje, ashtu që Kuvendi të konstituohet sipas procedurave tona kushtetuese.

“Vetëvendosje u ka përgjigj pozitivisht faktit se si fituese e zgjedhjeve, Kushtetuesja i jep të drejtën partisë sonë që të bëjë propozimin, pra sikurse kemi propozuar Albulena Haxhiun të zgjedhet kryetare.Kjo nuk hasi në mirëkuptim dhe partitë tjera patën qasje bllokuese pasi zgjodhën që të mos e votojnë Haxhiun. Duke pas parasysh se s’kishim 61 vota , atëherë ne ndërmorëm një seri të veprimeve të tjera që i konceptuam të nevojshme dhe duke i gjykuar si veprime që do të mund t’i ndihmonin Kuvendit.Njëra prej veprimeve është ftesa dy herë me radhë e kryetarit tonë për kryetarët e subjekteve politike që të takoheshin e të bisedonin shtruar për konsensus, e me aktgjykimin e kësaj e kërkoi këtë edhe Gjykata Kushtetuese.Propozimi i VV-së sigurisht se po u kujtohet cili ishte që t’i vendosim të gjithë në pako e ti votojmë nënkryetarët duke mos u përzier njëri-tjetrit për emrat që propozojnë.Pra as ne s’përziheshim për nënkryetarët e të tjerëve”,tha Konjufca, shkruan lajmi.net.

“Por Gjykata si e lexojmë ne është se nuk është instruksion që duhet patjetër të bëhet, por është paralajmërim që gjykata ka konstatuar që nëse hyni në këtë rrugë nëse hyhet në rrugën e bllokimit që pa konsensus s’ka konsistuim të Kuvendit ka thënë Gjykata se duhet të dini se s’mund të bëhet njëanshëm vetëm për kryetarin e Kuvendit.Nga ana e gjykatës nga këndvështrimi jonë është fakti se për të konstituar kuvendin është obligim i të gjithëve, s’është përgjegjësia që ka dalë i pari në zgjedhje, se i pari në zgjedhje s’domethon me i pas 61 deputetë, pra mundesh me dal me 48 deputetë i bie që s’e ke automatikisht mazhorancës”,shtoi ai.

Konjufca po ashtu tha se sipas leximit të Vetëvendosjes, nga aktgjykimi thuhet se obligimi është i të gjithëve.

“Kurti i ftoi në takim, pra sapo i ftoi për në takim nesër kryetarët e subjekteve politike që të bëhet edhe një përpjekje e re për konsensus për themelimin e Kuvendit të Kosovës.Tjetra është që disa prej opinioneve që pash dje duke përfshirë edhe atë që e mbajnë veten më profesionistë e të fushës sa i përket aktgjykimit të Kushteutese. Leximi i VV-së është që përmes propozimit të votimit të fshehtë për kryeparlamentar nga ana e kryesuesit Dehari, Gjykata s’ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë.Të gjithë ata që thonë se Dehari e shkeli Kushtetuesen përmes votimit të fshehtë, janë lexues të dobët të aktgjykimit, kështu që ose e lexojnë gabim ose e interpretojnë me interpretime të të tjerëve”,theksoi ai.

Sipas Konjufcës Gjykata Kushtetuese ka thënë se s’ka klauzolë eksplicite që thotë se me shku deri në pafundësi me votim të hapur, edhe votimi i fshehtë është në të njëjtën kategori për nga legjitimiteti kushtetues.

“Shtrohet pyetja kur e propozoi Avni Dehari propozimin e fshehtë, pra pas disa dështimeve. S’mund ta dijmë se në çfarë faze hy Kosova pas korrikut, pra nuk e dimë.Votimi i fshehtë s’është antikushtetues, nëse e gjeni një paragraf ku Gjykata thotë gaboi në këtë pikë Dehari duhet kthyer procedurat prapa, atëherë unë jap përgjegjësi e falënderimit shumë që na treguat”./Lajmi.net/