Konjufca shfaqet i emocionuar: Albin Kurti ka qenë e mbetet kryeministri më i mirë i shtetit tonë

I propozuari për mandatar të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca është prekur “thellësisht” nga fjalët e mëdha të cilat ia drejtoi shefi i partisë, Albin Kurti. E me fjalë lavdëruese iu kthye edhe ky i fundit. “I dashuri bashkudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuari kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës, miku im,…

Lajme

04/11/2025 13:05

I propozuari për mandatar të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca është prekur “thellësisht” nga fjalët e mëdha të cilat ia drejtoi shefi i partisë, Albin Kurti.

E me fjalë lavdëruese iu kthye edhe ky i fundit.

“I dashuri bashkudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuari kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës, miku im, Albin Kurti, më lejo që qysh në fillim du me të siguru diçka që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se në vitin 2021”, tha Konjufca, duke shpërthyer në duartrokitje.

“Ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasë shteti ynë”, shtoi ai./Lajmi.net/