Konjufca – Qeverisë e Policisë: Na keni bërë të dukemi si terroristë, po e frikësoni popullin nga ne

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca gjatë fjalimit të tij në sallën e Kuvendit  duke iu referuar arrestimit të 6 aktivistëve të këtij subjekti për gjetje të armëve, tha se kjo ishte një propagandë e policisë në mënyrë që qytetarët të frikësohen t’i bashkohen protestës së tyre të ditës së sotme.

Lajme

01/09/2016 13:55

Konjufca thotë se është e pakuptimtë se si Policia nuk arrin të hetojë ata të klanit Pornot ku kanë më mija prova ndërsa merren me gjetjen  disa armëve.

“Ju  e keni krijuar përshtypjen që nëse dilni në protestën e VV është sikur dalja në luftë. Këtë e keni krijuar ju

Duke manipuluar me mediat që qytetari të rri në shpi e të mos dal me VV-në se këta janë terroriste e shumë epitete tjera”, tha Konjufca.

Ajo që sipas tij, ka bërë policia këto ditë duke mbajtur me shume konferenca se sa të ofrojë prova, ka bërë që ata të mësohen me këtë frikësim siç e quajti ai terrorizues.

“Ne si VV jemi mësuar me këtë frikësim terrorizues që po ia bënë policia përmes kësaj propagande të pashembullt ku prezanton dy tri arme dhe thotë se këta janë njerëzit që  paskan gjuajt kuvendin.

Përpjekjet përmes dy armeve të thuhet se fajtore është VV  kjo e fut Kosovën në një  rrugë  qorre për të cilën përgjegjësinë duhet ta merr Qeveria, mediat policore që i kontrollon qeveria dhe agjentët që mundohen të jenë në  departamentin anti terror të cilët ne i dimë se si janë punësuar nga klani Pronto. I kanë vendosur edhe aty ku duhet hetuar krimi pra brenda Policisë”, shtoi Konjufca.

Ai tha arrestimet janë bërë vetëm  4 ditë para seancës ku do të votohej demarkacioni  me qëllim që të njolloset ky subjekt dhe që në këtë mënyrë sipas Konjufcës, qytetarët të mos dalin sot në protesta.

/lajmi.net