Konjufca pret në takim sindikatën e SBASHK-ut, pranon nismën legjislative

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Temë diskutimi ishte nisma legjislative e nënshkruar nga qytetarët me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Ndryshe në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca e ka pranuar në…

Lajme

30/09/2024 12:57

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Temë diskutimi ishte nisma legjislative e nënshkruar nga qytetarët me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ndryshe në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca e ka pranuar në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarët, me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK. /Lajmi.net/