Konjufca pret në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu, flasin për zgjedhjet parlamentare dhe sigurinë në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Konjufca dhe De Riu diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë, si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë, transmeton lajmi.net. Poashtu në këtë takim u bisedua edhe rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare…

Lajme

26/02/2025 16:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Konjufca dhe De Riu diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë, si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë, transmeton lajmi.net.

Poashtu në këtë takim u bisedua edhe rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Antonello De Riu për vizitën e tij dhe u shpreh i bindur se raportet e mira mes vendeve tona do të thellohen gjithnjë e më shumë, në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët./Lajmi.net/