Konjufca për vdekjen e Tahirsylajt: Humbëm një profesionist të dalluar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ekspertit të meteorologjisë Sylë Tahirsylaj. Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se kemi humbur një profesionist të dalluar. “Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin…

Lajme

17/06/2024 10:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ekspertit të meteorologjisë Sylë Tahirsylaj.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se kemi humbur një profesionist të dalluar.

“Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur. Ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre!”, ka shkruar Konjufca. 
Postimi i plotë: