Konjufca: Nuk mund t’i falen njësojë borxhet bizneseve dhe qytetarëve që kanë halle
Për faljen e borxheve, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, gjatë seancës plenare që po mbahet sot në Kuvend, ka thënë se ky ligj nuk është formuluar në mënyrë të drejtë dhe, se sipas tij, ka probleme për implementim.
Lajme
Sipas Konjufcës, t’ia falësh borxhin një qytetari i cili është biznesmen dhe atij që ka pasur halle financiare, nuk është njësoj.
“Nuk është njëjtë të ia falësh borxhin një qytetari që ka pasur halle financiare, sikur të ia falësh borxhin një biznesmeni që i ka bishtnuar pagesës se rrymës, ka manipuluar edhe shtetin, e kësisoj ka fituar më shumë miliona për biznesin e tij” shtoi deputeti Konjufca.