Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Stephen Doughty. Gjatë bisedës njoftuese, sipas njoftimit, Doughty riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për aspiratat e…

Lajme

10/03/2026 20:10

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Stephen Doughty.

Gjatë bisedës njoftuese, sipas njoftimit, Doughty riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për aspiratat e saj ndërkombëtare.

Konjufca ka falënderuar Doughtyn për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në vend.

“Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për vazhdimin e koordinimit të ngushtë në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe ndërkombëtar. Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik, sigurisë dhe avancimit ndërkombëtar të vendit tonë”, u tha në njoftimin e MPJD-së.