Konjufca kërkon hetim për rastin e vdekjes së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Konjufca ka bërë thirrje që në kohën sa më të shpejtë të bëhet hetim i imtësishëm i rastit. ”Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të…
Lajme
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.
Konjufca ka bërë thirrje që në kohën sa më të shpejtë të bëhet hetim i imtësishëm i rastit.
”Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës”, ka shkruar ai.
Tujte ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe”, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/