Konjufca: Ka një konsensus në shoqëri për një president nga familja Jashari

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka “konsensus automatik” në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari. Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”. “Ky është një…

Lajme

25/02/2026 11:59

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka “konsensus automatik” në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.

Ai tha se s’mund të flasë kur u pyet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.

“Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca.