Konjufca i pari nga Vetëvendosje që ngushëllon familjen Thaçi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit. Konjufca ishte i pari nga partia në pushtet që shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. “Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat…

Lajme

17/03/2025 08:49

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit.

Konjufca ishte i pari nga partia në pushtet që shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.

Ai është i pari nga partia në pushtet që ka shprehur ngushëllime.

Postimi:

Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!

Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.

U prehtë në paqe!./Lajmi.net/