Konjufca fuqishëm në mbështetje të Albulena Haxhiut: Kush nuk voton për konstituimin e kuvendit është kundër vetvetes
Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca beson që sigurimi i një shumice të votave duhet të bëhet vetëm për qeveri e jo për kuvend. Ai në emisionin “Contex” të ATV-së tha se kush nuk voton për konstituimin e Kuvendit është kundër vetvetes. “Në emër të asaj që VV e ka propozuar një kandidat të papërshtatshëm, opozita…

Lajme
Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca beson që sigurimi i një shumice të votave duhet të bëhet vetëm për qeveri e jo për kuvend.
Ai në emisionin “Contex” të ATV-së tha se kush nuk voton për konstituimin e Kuvendit është kundër vetvetes.
“Në emër të asaj që VV e ka propozuar një kandidat të papërshtatshëm, opozita e rrezikon konstituimin e kuvendit, kështu unë i lexoj veprimet e forcave politike. VV është në të drejtën e saj, në qoftë se do ishte e kodifikuar kjo se ne do ti pyesnim edhe të tjerët se kë ta vendosnim, me siguri që Kushtetuta e Kosovës do të ishte aq e mençur e kujdesshme do të përfshinte një fjali ku do të thoshte ‘në konsultim me partitë tjera’. Votat bëhen për qeverinë. Unë mendoj se 120 deputetët do të duhej të votonin për kuvend. Ai që nuk voton për konstituimin e Kuvendit është kundër vetvetes dhe nuk mund ta kuptoj. “, tha Konjufca. /lajmi.net/