Konjufca e nis mbledhjen e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë duke përmendur sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë është dëshmi e unitetit mes dy vendeve përballë sfidave në rajon. Ai para të pranishmëve tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë dhe të përfaqësojnë interesat e kombit shqiptar. Kryekuvendari kosovar përmendi edhe sulmin…

Lajme

20/12/2024 11:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë është dëshmi e unitetit mes dy vendeve përballë sfidave në rajon.

Ai para të pranishmëve tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë dhe të përfaqësojnë interesat e kombit shqiptar.

Kryekuvendari kosovar përmendi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që sipas tij kishte synim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Jemi të sulmuar drejtpërdrejt nga Serbia”, theksoi Konjufca.