Konjufca e konfirmon se Kurti i bëri ftesë për takim veç LDK-së: Është njëfarë privilegji më t’u drejtu të parit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur sot në takim liderët e partive politike në vend. Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, Konjufca foli edhe për letrën që lideri i Vetëvendosjes si parti fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim. Ai tha se Kurti i…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur sot në takim liderët e partive politike në vend.
Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, Konjufca foli edhe për letrën që lideri i Vetëvendosjes si parti fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim.
Ai tha se Kurti i ka dërguar ftesë vetëm Abdixhikut dhe shprehet se “është njëfarë privilegji më t’u drejtu të parit”.
“Sa i përket letrës, letra i është drejtuar nga ana e kryeministrit vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka zgjedhë LDK-në, pra është njëfar privilegji me t’u drejtu të parit. A s’e mendoni edhe ju si të tillë….kurse gjuhën që do të përdorim në raport me partitë e tjera do të jetë gjuhë e bashkëpunimit dhe partneritetit sepse ju mund të merrni me mend tensionet dhe polarizimet që ndodhin gjatë fushatës e që i kemi pas edhe gjatë legjislaturës së 8-të por të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe shohim cili është rezultati i zgjedhjeve dhe kuptojmë se politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë sepse është me e kuptu interesat e interesat që i përfaqësojmë s’janë tonat personale, por të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Tutje, Konjufca tha se nuk i ka mbetur hatri për asnjë llojë shprehje ndaj ti dhe thotë se është i gatshëm të zgjatë dorën e bashkëpunimit me gjithë ata që mund të bëjnë diçka mirë bashkë për Kosovën.
“E kur jemi te interesat e shtetit, të Republikës s’ka asnjë prej shprehjeve që i përdore ti, por është vetëm bashkëpunimi dhe përpjekja për ta quar Kosovën përpara së bashku sepse veç e veç nuk kemi mundësi e demokracia e kërkon këtë që duke u bërë bashkë të lidhen forcat e të vihet deri tek një doktrinë e përbashkët e përfaqësimit. Shprehje kemi dëgjuar shumë të rënda në fushatë e kemi dëgjuar edhe nga opozita në Kuvendin e Kosovës ku më janë drejtuar me lloj-lloj shprehje por mua s’më ka mbetur hatri dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilit me të cilin pajtohem që mund të bëjmë diçka bashkë për Kosovën”, u shpreh Konjufca./Lajmi.net/