Konjufca dhe Bajrami takojnë Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksel

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryenegociatorin për dialogun Kosovë-Serbi, Agron Bajrami, kanë zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për këtë proces, Peter Sorensen, në ambientet e ambasadës së Kosovës në Bruksel. Sipas njoftimit në fokus të bisedimeve ka qenë avancimi i dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës…

Lajme

12/05/2026 14:20

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryenegociatorin për dialogun Kosovë-Serbi, Agron Bajrami, kanë zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për këtë proces, Peter Sorensen, në ambientet e ambasadës së Kosovës në Bruksel.

Sipas njoftimit në fokus të bisedimeve ka qenë avancimi i dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca ka theksuar rëndësinë e këtij procesi dhe përkushtimin e Kosovës për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, transmeton lajmi.net.

“Së bashku me Kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”, ka deklaruar Konjufca pas takimit.

. Takimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të delegacionit të Kosovës për të siguruar një rrugë të qëndrueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë./lajmi.net/