Konjufca dhe Ambasadori i Malit të Zi diskutojnë stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. Gjatë takimit, Ambasadori Çobaj i përcolli urimet për marrjen e detyrës së re, ndërsa bisedimet u fokusuan tek forcimi i partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në kuadër të zhvillimeve…

Lajme

25/03/2026 15:24

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, Ambasadori Çobaj i përcolli urimet për marrjen e detyrës së re, ndërsa bisedimet u fokusuan tek forcimi i partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në kuadër të zhvillimeve aktuale gjeopolitike në rajon.

Po ashtu u theksua edhe mbështetja e vazhdueshme e Malit të Zi për Republikën e Kosovës dhe nevoja për një bashkëpunim të ngushtë në çështje rajonale.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Malin e Zi, duke punuar për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal.

Ky takim pasqyron angazhimin e të dyja palëve për të forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme politike dhe ekonomike. /Lajmi.net/