Konjufca deklarohet për grantet e Ministrisë së Bujqësisë: Prokuroria mund të hetojë procesin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca është deklaruar në lidhje me publikimet që janë bërë së fundi për subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë, si dhe pretendimet e Kooperativës Bujqësore “Krusha” ndaj ministrit Faton Peci. Konjufca tha se Prokuroria mund të hetojë të gjithë procesin dhe të vërtetohet nëse ka pasur shkelje në…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca është deklaruar në lidhje me publikimet që janë bërë së fundi për subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë, si dhe pretendimet e Kooperativës Bujqësore “Krusha” ndaj ministrit Faton Peci.
Konjufca tha se Prokuroria mund të hetojë të gjithë procesin dhe të vërtetohet nëse ka pasur shkelje në këtë rast.
“Nëse ka pasë ndërhyrje, atëherë ndëshkohen, nëse s’ka pasë, duhet të japin përgjegjësi ata që bëjnë propagandë”, deklaroi Konjufca.
Kurse në lidhje me thirrjen që pati Fahrije Hoti nga KB “Krusha”, që ministri Faton Peci t’u kërkojë falje grave të Krushës, Konjufca tha se kjo i përket ministrit Peci.
“Ajo i përket ministrit. Kërkim falja është shumë humane, është njerëzore”, deklaroi ai.
Ministri Faton Peci së fundi ka qenë tejet i përmendur për shkak të ndarjes së këtyre granteve.
Madje ministri Peci raportohet se ka dhënë grant për këshilltarin e tij, për dajën e deputetes Fitore Pacolli, për vëllain e saj.
Po ashtu ministri Peci raportohet të ketë punësuar miq të tij, e miq të partnerëve partiak e politik në kuadër të ministrisë./Lajmi.net/