Konjufca: Afrim Bunjaku la shembullin më të vyer për policët e tjerë se si duhet të veproj njeriu kur e kërkon shteti dhe Republika

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies heroike të tij gjatë sulmit në Banjskë. Konjufca në një deklaratë për media ka thënë se Afrim Bunjaku është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë territoriale të Republikës së Kosovës.…

Lajme

24/09/2024 10:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies heroike të tij gjatë sulmit në Banjskë.

Konjufca në një deklaratë për media ka thënë se Afrim Bunjaku është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë territoriale të Republikës së Kosovës.

“Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet se si duhet të jepet jeta dhe si duhet të vetëmohohet individi për të mirën e përgjithshme, për lirinë tonë e cila duhet të kultivohet nga të gjithë ne, prandaj ai e la shembullin më të vyer për vëllezërit dhe motrat e tij që e ushtrojnë detyrën në Policinë e Kosovës se si duhet të veproj njeriu në momentet vendimtare kur e kërkon shteti dhe Republika”, ka thënë Konjufca, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ne gjithmonë do ta kujtojmë Afrim bunjakun ashtu siç e kujtojmë Enver Zymberin i cili ra gjatë ushtrimit të detyrës së policit 13 vite më parë.

“Prandaj, ne do ta kujtojmë gjithmonë Afrim Bunjakun ashtu siç e kujtojmë edhe Enver Zymberin i cili ra për të njëjtin qëllim 13 vite më përpara. Këto janë idealet që i kultivojnë dhe i ushqejnë heronjtë tanë e të cilët ne nuk do t’i harrojmë kurrë. Lavdi Afrim Bunjakut, lavdi Enver Zymberit dhe lavdi të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë, mbrojtjen e territorit dhe të tokave tona të shenjta”, ka thënë Konjufca. /Lajmi.net/