Kongresisti amerikan: Mbetet mister për mua mos-sanksionimi i Serbisë
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, thotë se SHBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan. Ai thotë se është shumë pesimist me mos largimin e Serbisë nga ndikimi rus. “Mund të ketë disa politikbërës që thonë se Serbia, por unë jam skeptik, mund të largohet nga ndikimi rus por dhe kjo nuk mund…
Bota
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, thotë se SHBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan.
Ai thotë se është shumë pesimist me mos largimin e Serbisë nga ndikimi rus.
“Mund të ketë disa politikbërës që thonë se Serbia, por unë jam skeptik, mund të largohet nga ndikimi rus por dhe kjo nuk mund te jetë reale. Ne jemi në anën e Kosovës dhe ka të drejtë të njihet duke ia dhanë mundësinë të jetë pjesë e institucioneve siç është Këshilli i Evropës, por edhe anëtarësimi në BE. Kosova duhet të jetë pjesë e demokracive evropiane”.
Torres thotë se është i habitur me sanksionet e BE-së kundrejt Kosovës, kur ato nuk i janë vendosur Serbisë, si i vetmi vend në BE që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Ky është një mister edhe për mua, kur në këtë formë BE dënon Kosovën dhe jo Serbinë. Kjo më duket fundamentalisht e padrejtë. Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe, kurse Kosova është e përjashtuar. Kosova është e radhitur krah BE-së, kurse Serbia me Rusinë. Qartazi mendoj se është zhgënjim që BE-ja është treguar e njëanshme ndaj Kosovës”, tha ai për Radio Kosovën