“Konflikti verbal që më pas kaloi në sulm fizik” – Si nisi sherri mes shoferëve të autobusëve në Prishtinë
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit, shoferët e autobusëve për Podujevë të cilët janë në grevë, u përleshen mes vete e pastaj edhe me Policinë. Janë siguruar pamje nga përleshja mes shoferëve të autobusëve, të cilët fillimisht patën një konflikt verbal e që më pas kaloi në sulm fizik. Nga kjo përleshje…

Lajme
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit, shoferët e autobusëve për Podujevë të cilët janë në grevë, u përleshen mes vete e pastaj edhe me Policinë.
Janë siguruar pamje nga përleshja mes shoferëve të autobusëve, të cilët fillimisht patën një konflikt verbal e që më pas kaloi në sulm fizik.
Nga kjo përleshje mbetën pesë të lënduar, derisa të përfshirët janë përcjell për në stacionin policor.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti