Konflikti Ceballos: Nuk e dëshiron Milanin

Dani Ceballos ngriti trofeun e Kampionatit Evropian U-21 në Udine të dielën mbrëma, pasi luajti një rol kryesor për Spanjën gjatë gjithë kompeticionit.

Sport

02/07/2019 11:59

Por lojtari i Real Madridit udhëtoi për në Itali duke e ditur se nuk kishte të ardhme në ‘Santiago Bernabeu’ dhe pozita e klubit për statusin e tij nuk ka ndryshuar.

Askush në klub nuk  dyshon në aftësitë e tij dhe është e pranueshme se ai është një lojtar i mirë, por Zinedine Zidane nuk mendon se ai mund të përshtatet në planet e tij për sezonin 2019/20, transmeton lajmi.net.

Ceballos vetë kërkoi që klubi ta huazojë atë në vend që ta shesë atë plotësisht.

Marrëdhënia me agjentin e tij – kontraktuar deri në vitin 2020 – nuk është e mirë dhe preferenca e Realit është që lojtari të largohet në mënyrë permanente, me qëllim që paratë e gjeneruara nga shitja e tij të shkojnë në një drejtim tjetër.

Shto faktin se ai duket se po refuzon kalimin te Milan, skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për të. /Lajmi.net/