Konfliktet e armatosura në Jemen, të paktë 29 të varë në orët e fundit

Të paktën 29 persona u vranë në orët e fundit në konflikte të ndara midis militantëve të Lëvizjes Ensarullah (Husi) dhe mbështetësve të presidentit legjitim të Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi, mësohet nga burimet lokale dhe të forcave pro Hadit.

Bota

15/08/2015 15:15

Burimet nga forcat mbështetëse të Hadit, kanë pohuar se të paktën 20 militantë Husi u vranë gjatë luftimeve në krahinën jugperëndimore të Jemenit, Taiz, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve fisnore lokale, militantët e lëvizjes Husi gjithashtu organizuan një sulm në qytetin Arbah në provincën Sana, në të cilën të paktën nëntë civilë u vranë dhe disa shtëpive u shkatërruan.

Për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Jemen, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në muajin mars të këtij viti ndërmori një ofensivë për të parandaluar përparimin e Husive të cilët ishin në konflikt të armatosur me forcat pro-qeveritare. Këto konflikte të armatosura mes militantëve Husi dhe forcave pro-qeveritare vazhdojnë edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Javët e fundit, forcat pro-Hadit, mbështetur nga Arabia Saudite, kanë rimarrë kontrollin në shumicën e provincave bregdetare, duke lejuar kthimin e disa zyrtarëve qeveritarë të Jemenit.

Ndërkohë bëhet e ditur se militantët e Lëvizjes Ensarullah (Husi) janë tërhequr nga rajoni el-Atak të krahinës Shabwah në jug-lindje të vendit.