Konflikt në Donjeck, 14 të plagosur
Dy grupe kundërshtare të demonstruesve janë përleshur të hënën në Donjeck, qytet në lindje të Ukrainës, kurse në rrahjen masive janë plagosur 14 persona, njoftoi Russia today.

Bota
Konfliktit i parapriu tubimi i ithtarëve të Ukrainës unike dhe qeverisë qendrore në Kiev, që ishte i siguruar nga forcat policore.
Mmirëpo, kur në rrugë u paraqitën edhe demonstruesit pro-rusë, shpërtheu përleshja ndërmjet dy grupeve të cilën nuk ia doli ta ndërpresë as policia.
Në xhirimet televizive shihen grupe personash të maskuar nga të dy palët që përlesheshin me shufra e zinxhirë, duke hedhur drejt njëri-tjetrit edhe kokteje molotovi.
Agjencia ukrainase Interfaks, duke iu referuar burimeve të administratës rajonale në Donjeck, njofton se gjatë përleshjeve janë plagosur 14 persona nga të dy palët e konfrontuara.
Demonstruesit të cilët bërtisnin \”Donjecki është Ukrainë\” dhe të cilët mbanin flamuj ukrainas, u shpërndanë pas përleshjes.