Konflikt mes shqiptarëve, plagoset një i mitur në Greqi
Një 21-vjeçar shqiptar, ka plagosur me thikë bashkatdhetarin e tij, një 17-vjeçar. Sipas patrisneës.com, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Vardas të Ilias në Greqi. Siç raportohet, 17-vjeçari pasi iu nënshtrua një operacioni të gjatë, nuk është më në rrezik për jetë, derisa i dyshuari është arrestuar. Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare…

Lajme
Një 21-vjeçar shqiptar, ka plagosur me thikë bashkatdhetarin e tij, një 17-vjeçar.
Sipas patrisneës.com, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Vardas të Ilias në Greqi.
Siç raportohet, 17-vjeçari pasi iu nënshtrua një operacioni të gjatë, nuk është më në rrezik për jetë, derisa i dyshuari është arrestuar.
Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare. Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.