​Konfiskohet një armë në Skenderaj

Pasditen e së dielës, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks në kohën kur njësia policore ka ndaluar për të kontrolluar një automjet me targa vendore. Policia bën të ditur se, në bagazhin e automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12…

Lajme

10/10/2022 09:09

Pasditen e së dielës, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.

Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks në kohën kur njësia policore ka ndaluar për të kontrolluar një automjet me targa vendore.

Policia bën të ditur se, në bagazhin e automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi e të dyshuarit është intervistuar B. B.,49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

“Skenderaj, 09 tetor 2022-Në orët e pasdites së datës 9 tetor 2022, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks të Skenderajt, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B.,49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, njofton policia.