Konfiskohen mbi 10.000 euro mallra të kontrabanduara në një mobi-shop në Gjakovë
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës kanë konfiskuar mbi 10.000 euro mallra të kontrabanduara në një mobi-shop në Gjakovë. Në pajisjet e sekuestruara përfshihen telefona, orë dore dhe paisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. “Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej…
Lajme
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës kanë konfiskuar mbi 10.000 euro mallra të kontrabanduara në një mobi-shop në Gjakovë.
Në pajisjet e sekuestruara përfshihen telefona, orë dore dhe paisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar.
“Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10,000.00 Euro”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton lajmi.net.