Konfiskohen drogë, armë dhe para të gatshme, arrestohen dy persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një aksioni policor gjatë të cilit janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, armë dhe prova të tjera materiale. Gjatë kontrollit trupor ndaj njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, raporton lajmi.net Më pas, policia ka…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një aksioni policor gjatë të cilit janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, armë dhe prova të tjera materiale.
Gjatë kontrollit trupor ndaj njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, raporton lajmi.net
Më pas, policia ka realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme, ku si prova materiale janë sekuestruar gjithsej 516.86 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 1095 euro para të gatshme, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona mobilë dhe dy peshore digjitale./Lajmi.net/