Konfiskohen barna pa banderola në një barnatore në Ratkoc të Rahovecit, vlera 2 mijë e 200 euro
Një rast i prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të dëmshme mjekësorë është raportuar në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës lidhur me rastin, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në barnatoren pronë e të dyshuarit mashkull, ku…

Lajme
Një rast i prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të dëmshme mjekësorë është raportuar në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës lidhur me rastin, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në barnatoren pronë e të dyshuarit mashkull, ku gjatë kontrollit kanë gjetur barna me banderola të shteteve fqinje, të cilat janë të ndaluara për shitje, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar 73 artikuj të ndryshëm në 277 paketime, në vlerë 2 mijë e 200 euro.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/