Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë, arrestohet shtetasi turk

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfiskuar 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë. Në njoftimin e MSH-së, shtohet se produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet. Postimi: Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pas një…

Lajme

29/03/2025 23:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfiskuar 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë.

Në njoftimin e MSH-së, shtohet se produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet.

Postimi:

Konfiskohen 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe institucioneve tjera të sigurisë, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik, i cili ka marrë pjesë në sekuestrimin e 860 flakonave të substancës botox, të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

Produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë inspektimet dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë për të parandaluar raste të tilla.