Konfiskohen 5 milionë euro në Kroaci

Një shtetas serb është arrestuar në kufirin Kroaci- Serbi pasi i janë gjetur rreth 5 milionë euro në të gatshme.

Lajme

29/11/2013 21:59

Policia kufitare e Kroacisë ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar me Serbinë të cilit i konfiskoi një shumë parash prej rreth 5 milionë euro në të gatshme.

I dyshuari është shtetas i Serbisë, i cili po ngiste një kamion me targa sllovene.

Policia kroate ka konfirmuar se bëhet fjalë për konfiskimin e 4.75 milionë eurosh.

Mediet kroate raportojnë se një numër i madh bankënotash ishin false dhe se ky ka qenë konfiskimi më i madh i parave në të gatshme që ka ndodhur ndonjëherë në Kroaci.