Konfirmon Policia: Në veri u shkruan grafite kërcënuese ndaj Kurtit
Në veri të Mitrovicës janë shkruar grafitë me përmbajtje kërcënuese me jetë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani. Ai ka thënë se nuk ka të dyshuar e as arrestuar, teksa shtoi se i njëjti shkrim më herët është publikuar në rrjetin…

Lajme
Në veri të Mitrovicës janë shkruar grafitë me përmbajtje kërcënuese me jetë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai ka thënë se nuk ka të dyshuar e as arrestuar, teksa shtoi se i njëjti shkrim më herët është publikuar në rrjetin social Telegram.
“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në veri të Mitrovicës, në mur është shkruar një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicuar rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.